Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare - NACIONALE

Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës, pas një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shkelje të kodit doganor.

Personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale.

Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për këto veprat: Shmangie nga detyrimet doganore dhe heqja dhe dëmtimi i vulave zyrtare dhe dëmtimi I plumbave.” – thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se, të dyshuarit kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta. Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme