Arrestohen dy persona në Prizren, u kapën me kokainë dhe marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për posedim të substancave narkotike në Prizren.
Sipas raporti të PK-së, të dyshuarve i janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë.
“Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë(5) qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12x10€,7x5€,dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular.”, thuhet ndër të tjera.
Raporti i plotë:
POSDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 17.12.2022-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë(5) qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12x10€,7x5€,dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit tjetër i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.