Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për falsifikim të dokumenteve
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Prizren për falsifikim të dokumenteve.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se të arrestuarit janë një burrë dhe një grua, të cilët dyshohen për pajisje në mënyrë të kundërligjshme me dokumente.
Policia ka treguar edhe provat që ka marrë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon”, është thënë në raportin 24 orësh.