Arrestohen dy persona në Pejë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje - NACIONALE

Arrestohen dy persona në Pejë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje pasi kishin kanosur një person tjetër në Pejë.

Njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 or kurse i dyshuari i dytë është liruar me procedurë të rregullt.

“Njёsiti i hetimeve me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ka kryer kontroll/bastisje nё shtëpinë e tё dyshuarve dhe gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe sekuestruar: -Njё (1) pushkё ajrore Flloberg cal: 4.5mm. Tё dyshuarit janё arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit njёri nga tё dyshuarit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr lirohet nё procedurë.” - thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Kanosja”

Pejë, 31 korrik 2024

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 30.07.2024, ёshtё njoftuar nga ankuesi se nё fshatin Nakell-Pejё, ёshtё kanosur nga njё person me armё.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me ankuesin i njëjti deklaron se deri sa ishte fjalosur me njёrin nga tё dyshuarit, atёherё ka ardhur edhe i dyshuari tjetёr dhe i njëjti e kanos me armё ankuesin, dhe ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs.

Njёsiti i hetimeve me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ka kryer kontroll/bastisje nё shtëpinë e tё dyshuarve dhe gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

-Njё (1) pushkё ajrore Flloberg cal: 4.5mm

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit njёri nga tё dyshuarit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr lirohet nё procedurë tё rregullt.

Lajme të ngjashme