Arrestohen dy persona në Gjakovë për shantazh, kërkohet paraburgim 30-ditor - NACIONALE

Arrestohen dy persona në Gjakovë për shantazh, kërkohet paraburgim 30-ditor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka iniciuar hetime ndaj dy personave, A.T. dhe V.H., për veprën penale të shantazhit dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tyre. Kërkesa është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për publikun, ku thuhet se dyshimet janë të bazuara në veprime të koordinuara që ata kanë kryer në dëm të një gruaje, B.H., për të përfituar 5,000 euro.

Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit kanë kanosur të dëmtuarën B.H., duke i bërë presion për të paguar shumën e kërkuar, nën kërcënimin se do të publikojnë informacione të dëmshme që mund të dëmtonin rëndë nderin dhe autoritetin e saj.

Të pandehurit i kanë komunikuar kërcënimet përmes telefonatave, ku V.H. i kishte kërkuar B.H.-së të paguante paratë, duke i treguar se kishte prova që mund të shpërndante nëse nuk ishte paguar.

B.H. ka vendosur të paguajë kërkesën e të dyshuarve, dhe ka lënë shumën e parave në një vend të caktuar. Pas kësaj, V.H. ka shkuar për t'i marrë paratë, nga ku edhe janë kapur në flagrancë nga policia. Po ashtu, A.T. është ndaluar në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme