Arrestohen dy persona në Ferizaj, morën ryshfet prej 400 euro - NACIONALE

Arrestohen dy persona në Ferizaj, morën ryshfet prej 400 euro

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj për “Marrje të ryshfetit”.

Në një komunikatë për media, policia bën me dije se dy persona të dyshuar kanë marrë ryshfet prej 400 euro, me premtimit se do të përshpejtojnë një procedurë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00)Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar.

Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve.

Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilëve iu ngarkohet vepra “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“ ku pas intervistës, prokurori ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme