Arrestohen dy persona me urdhërarrest në Ferizaj, dërgohen në ndalim - NACIONALE

Arrestohen dy persona me urdhërarrest në Ferizaj, dërgohen në ndalim

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme dy persona në Ferizaj, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore. Ndalimi i tyre u bë rreth orës 17:30 në rrugën “Brigada 161”, gjatë një kontrolli rutinë nga patrulla policore.

Q.R. (26 vjeç), ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje. Pasi nuk kishte paguar gjobën prej 400 eurosh, gjykata ia kishte zëvendësuar dënimin me 20 ditë burgim. Ai është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.

Y.C. (24 vjeç), kërkohej për veprën penale “Vjedhja” pasi nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Lajme të ngjashme