Arrestohen dy persona, dyshohen për vjedhje në dy raste të ndryshme
Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuarit, dyshohen për vjedhjen në dy raste të ndryshme.
Sipas PK-së, në rastin e parë është arrestuar F.V., mashkull i moshës 31-vjeçare, që dyshoher se ka vjedhur mjete pune dhe një motor të veturës (vlera e përgjithshme mbi 3000 euro).
Ndërsa në rasti i dytë, ka ndodhur sot rreth orës 2:30, ku është ndalur një fugon, nga Policia e Kosovës në fshatin Sllatinë dhe në të janë gjetur pjesë të automjeve pa dokumentacion.
Në këtë rast, është arrestuar A.H., mashkull 48-vjeçar, dhe PK është në kërkim edhe të dy personave të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda
Në dy lokacione të ndryshme nga njësitet policore të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda.
Arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmë.
Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme mbi 3000 euro).
Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumetacion.
Pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit.
Personi i dyshuar:
- A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar për rastin e njejtë.