Arrestohen dy burra, ekspozuan armën e gjuetisë në rrjete sociale - NACIONALE

Arrestohen dy burra, ekspozuan armën e gjuetisë në rrjete sociale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy burrave.

Sipas raportit 24-orësh, dy burrat kanë ekspozuar në rrjete sociale një armë të gjuetisë.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lipjan 10.10.2024 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjti kishin ekspozuar në rrejte sociale një armë gjuetie. Njëri nga të dyshuarit vullnetarisht e ka dorëzuar armën (pushkë gjuetie) me 8 fishekë si dhe lejen e armës që janë sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme