Arrestohen babë e bir në Rahovec, dyshohet për përplasje fizike - NACIONALE

Arrestohen babë e bir në Rahovec, dyshohet për përplasje fizike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë arrestuar babë e bir pasi dyshohet se u përfshinë në një përplasje fizike në Rahovec, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Rasti dyshohet te ketë ndodhur pasi babai kishte kanosur gruan e tij dhe më pas djali ka sulmuar babain fizikisht.

“DHUNË NË FAMILJE – Rahovec / 14.07.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovar (babë e bir) janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rast dhunë në familje. Fillimisht babi kishte kanosur bashkëshorten e tij më pastaj djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme