Arrestimi i reperit ‘Mossi’ për sulmin ndaj Burim Pacollit, prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndalur tre persona të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Përmes një komunikate për media, prokuroria ka treguar se të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
“Njëri nga të dyshuarit është edhe reperi i njohur me nofkë ‘’Mossi’’, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprës penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, sipas nenit 269 të KPRK-së, si dhe veprës penale ‘’Kanosje’’, sipas nenit 181 të KPRK-së. Të dyshuarit janë ndaluar lidhur me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli.”, është thënë në komunikatën e Prokuroria
Më tej, prokuroria ka treguar se shumë shpejt do të shtrojë kërkesën për paraburgim.
“Prokurori i shtetit, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë sigurinë dhe integritetin e qytetarëve, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj”, është thënë në komunikatë.