Arrestimi i gjykatësit, avokati Halit Shaljani nuk jep detaje rreth rastit
Sot është arrestuar gjykatësi Avdirrahman Gashi, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I njëjti është arrestuar në një motel.
Gashi ka qenë mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Prishtinë - Dega në Lipjan. Gazeta Nacionale ka kontaktuar avokatin e gjyqtarit të arrestuar, Halit Shaljani, për të kuptuar arsyet e rastit.
"Aktualisht kam autorizim për ta mbrojtur vetëm në procedurë për çka është arrestuar, nuk kam autorizim për prononcime publike", ka thënë shkurt Shaljani.
Më poshtë gjeni edhe komunikatën e Prokurorisë në lidhje me arrestimin e gjyqtarit: