Arrestimi i Faruk Mujkës, Berisha: Hajnia e ka emrin VV - NACIONALE

Arrestimi i Faruk Mujkës, Berisha: Hajnia e ka emrin VV

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar arrestimin e sotëm të kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se “hajni e ka emrin VV.

“Faruk Mujka i brumosur poltikisht si shërbëtor i Millishoviqit gjatë okupimit të Serbisë në Kosovë, i avansuar nga LVV dhe Albini si nënkryetar i Mitrovicës fillimisht dhe para disa muje i emruar si Kryeshefi në ndërmarrjen “Ibër-Lepencit, është hajni radhës i Albinit i cili u kapën me “pel për dore” 60 mijë ero në shtëpi të padeklaruara. HAJNAI E KA EMËRIN LVV”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, me këtë qeveri kryeministri Kurti po i fyen qytetarët e VV-së.

“Tendenca që me qeveris Kosovën me mbeturina të Serbisë si Mujka dhe shumë tjerë, si dhe kordinimi me Rajdojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së, është ofendim i shumë gjeneratave që luftuan për lirin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme