Arrestimi i dy mjekëve për korrupsion: Prokuroria pritet të kërkojë 30 ditë paraburgim
Prokuroria në Gjilan pritet të kërkojë 30 ditë paraburgim për dy mjekët e arrestuar të dyshuar për ryshfet.
Prokuroria ka konfirmuar se kjo masë do të kërkohet në Gjykatën e Gjilanit.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.