Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës nga Policia e Serbisë, reagon Komuna e Bujanocit
Komuna e Bujanocit ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, ky pasi shfaqi një film të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
Zëvendëskryetari Shqiprim Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sipas familjarëve, Ismaili është marrë në stacionin policor për t’u intevistuar dhe se promovimi i filmit parashihej të bëhej nesër në Bujanoc.
“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, për arrestimin e Ismailit, ka shkruar më herët edhe Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i (Aleksandër) Vuçiç-it. Ismaili të lirohet menjëherë nga paraburgimi.” – ka shkruar ai.
Serbia’s police arrested the head of the House of Culture in the municipality of Bujanoc, Jetmir Ismaili, a local Albanian for allowing a theatric play funded by Kosovo institutions!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 9, 2023
Outrageous repression from Vučić’s regime. Mr Ismaili shld be released immediately from custody.