Arrestimi i 109 personave nën dyshimin për manipulim me vota bëhet lajm në “Reuters”
Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka raportuar për arrestimin e më shumë se 100 personave nën dyshimin për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Hetimet nuk pritet që ta zhbëjnë fitoren e partisë së kryeministrit aktual, Albin Kurti, pasi prokurorët thanë se të dyshuarit akuzohen për ndërrim të votave mes kandidatëve në listat individuale të partive – jo mes partive të ndryshme – sipas sistemit për përfaqësim proporcional” – raporton kjo agjenci.
“Megjithatë, ato shihen si turp i rëndë për shtetin e ri që synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian” – thuhet më tej në raportin e “Reuters”-it.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të niste hetime fillestare dy javë më parë, pasi kontrollet në videot nga disa qendra të votimit shfaqën parregullsi” – vazhdon raporti.
Të premten, kryeprokurori për qytetin jugor të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha se 109 të dyshuarit ishin ndaluar nën dyshimin për ndryshimin e votave atje për të favorizuar kandidatë të caktuar në listat e hartuara nga partitë veç e veç” – thuhet aty.
“Zyrtarët i thanë agjencisë “Reuters” se arrestime të ngjashme priten edhe në qytete të tjera” – raportoi medium i njohur.