Arrestimet në MINT, Zana Avdiu: A vjedh njeri bre në grurë e vaj?
Sot janë arrestuar tre persona në lidhje me aferën e grurit dhe vajit, të cilat i publikoi kohë më parë gazeta Nacionale. Në mesin e të arrestuarve është edhe Ridvan Muharremi, pronari i furrës/restoranit “Bukë e Zemër”, ku kryeministri Albin Kurti darkon e drekon herë pas here.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Zana Avdiu, analiste dhe aktivste për të drejta të njeriut.
Ajo ka shtruar një pyetje ironike.
“A vjedh njeri bre, ne grure e vaj?” – pyeti Avdiu.