Arratisja e Grubit, Mexhiti: Nuk e di ku është, duke ikur e vërtetoi se është fajtor - NACIONALE

Arratisja e Grubit, Mexhiti: Nuk e di ku është, duke ikur e vërtetoi se është fajtor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kohë më parë, Artan Grubi, ish-funksionar i lartë i BDI-së, u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij, ndonëse po kërkohet nga drejtësia në këtë vend.

Në lidhje me këtë temë ka folur Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, i cili tha se “sipas deklaratave të Ali Ahmetit”, kryetar i BDI-së, “ai ndodhet në Shqipëri”.

“Ahmeti konfirmoi se Grubi ndodhet në Shqipëri, por nuk kam informacion konkret. Sipas informacioneve të mia, qeveria nuk e ka liruar, por ai ka persona në MPB që aktualisht janë në ndjekje penale. Ai ka shfrytëzuar momentet e fundit për t’u arratisur dhe ka deklaruar se do të kthehet, por nuk e bëri dhe me këtë vërtetoi se është fajtor” – ka thënë Mexhiti, transmeton Express.

Lajme të ngjashme