Arratiset një serb nga burgu në Mitrovicë të Veriut, policia po e kërkon
Një person i kombësisë serbe është arratisur nga burgu në Mitrovicë të Veriut, kanë raportuar mediat serbe në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës është duke kryer kërkime për personin e arratisur.
Veton Elshani, Zëvendës Komandant për rajonin e veriut, e konfirmoi rastin për “KoSSeV”.
"Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, kontrolli kryhet në të gjithë Veriun. Ne e dimë kush është ai person, kemi një fotografi të tij dhe po e kërkojmë për këtë. Prandaj, patrullat janë përforcuar dhe nuk ka vend për panik", tha Elshani.