Armenia dhe Azerbajxhani pajtohen për armëpushim pas luftimeve - NACIONALE

Armenia dhe Azerbajxhani pajtohen për armëpushim pas luftimeve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur marrëveshje për armëpushim për t’u dhënë fund luftimeve nga të cilat mbetën të vrarë 155 ushtarë nga të dyja palët, tha të enjten herët një zyrtar i lartë armen.

Armen Grigoryan, sekretar i Këshillit të Sigurisë të Armenisë, e njoftoi armëpushimin në televizion, duke thënë se marrëveshja ka hyrë në fuqi në orën 20:00 të mërkurën. Një armëpushim i mëhershëm, që u ndërmjetësua nga Rusia, dështoi menjëherë.

Disa orë para njoftimit të zyrtarit armen, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë raportoi se bombardimet janë ndalur, por nuk e përmendi marrëveshjen për armëpushim.

Në anën tjetër, nuk pati reagim zyrtar nga Azerbajxhani, raporton agjencia “Associated Press”.

Armëpushimi erdhi pas luftimeve dyditore, që e shënuan shpërthimin më të madh të armiqësive mes dy vendeve rivale në gati dy vjet.

Lajme të ngjashme