Armend Zemaj për çështjen e shamisë: Debati erdhi nga paaftësia qeverisëse e Kurtit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka refuzuar të tregojë qëndrimin e tij lidhur me debatin që po bëhet për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
Zemaj në T7 ka thënë se debate të tilla në shoqëri krijohen nga paaftësia e Qeverisë.
“Fatkeqësisht nga paaftësia qeverisëse prodhohen kësi debate në shoqëri. Nëse kishim folë për të arritura shkencore, për testin Pisa…ky është qëdrimi im, këndvëstrimi ynë, unë si politikan kam koncept liberal, e takoj një parti të qendrës së djathtë, nuk gjykoj si veshësh, çka bën, por si individ”, ka thënë ai.
Pyetur nëse është pro apo kundër një vendimi të tillë, Zemaj refuzoi të komentojë pasi që sipas tij, kjo temë është banalizuar.
“Nuk do të kisha hy në këtë temë sepse është banalizu për veprimin e gjykimin politik, pork ur ta japin përgjigjen ekspertët, atëherë edhe për vendimarrësin është lehtë që të gjykojë apo ta thotë një fjalë të vetme”, tha ai.