Armend Muja flet për lirinë e mediave e gazetarët, harron sulmet brutale të kolegëve të tij ndaj Nacionales
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka folur pak për lirinë e mediave e gazetarët.
Ai ka thënë se Kosova është shumë më mirë për kah demokracia, se për shembull Serbia, siç deklaroi ai.
Megjithatë, Muja harroi sulmet brutale të deputetëve të pushtetit ndaj Nacionales, duke tentuar të nxisin edhe hetime bazuar në lajme të rrejshme.
“Liria e mediave, gazetarët, përfshirë demokracia, janë ca nga vlerat themelore të shoqërisë tonë, për dallim nga shoqëria serbe”, tha ai në Kanal10.