Armë zjarri e kapur në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet një grua
Më datën 14 tetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët e kontrollit X-Ray kanë zbuluar një armë zjarri në bagazhin e një pasagjereje kosovare gjatë procedurave të kontrollit në dalje.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë në vendngjarje dhe, pas hapjes së bagazhit në prani të të dyshuarës, arma është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj saj është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.