Arifi: Shaip Kamberi është zgjedhur direkt nga Vuçiqi për të qenë deputet
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka quajtur deputetin në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin “vasal i Beogradit”.
Arifi ka thënë se në zgjedhjet e fundit, Kamberi është zgjedhur deputet direkt nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se ai s’ka bërë asnjë punë për shqiptarë e Luginës.
“Ka mbaruar koha e deputetit shqiptarë që bashkëpunon me Serbinë dhe nuk sjell rezultat për shqiptarët e Luginës.” – ka shkruar ndër të tjera Arifi në rrjetin social “X”.
Shkrimi i plotë:
Shaip Kamberi ka një karrierë politike 30 vjeçare si vasal i Beogradit. Përveç asaj që partia e tij në vitin 2016 ka votuar programin e Qeverisë Vuçiq, ku Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse të Serbisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare Vuçiqi e Daçiqi, i'a ripërsëritën zgjedhjet 5 herë me radhë, për t'ia falur mandatin, si falenderim për bashkëpunimin shumëvjeçarë!
Pra, Shaip Kamberi është zgjedhur direkt nga Vuçiqi për të qenë deputet, e i njejti asnjëherë s'ka arritur as edhe NJË rezultat për shqiptarët e Luginës.
AS EDHE NJË! Ka mbaruar koha e deputetit shqiptarë që bashkëpunon me Serbinë dhe nuk sjell rezultat për shqiptarët e Luginës.
Shaip Kamberi ka një karrierë politike 30 vjeçare si vasal i Beogradit.
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) December 7, 2023
Përveç asaj që partia e tij në vitin 2016 ka votuar programin e Qeverisë Vuçiq, ku Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse të Serbisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare Vuçiqi e Daçiqi, i'a ripërsëritën…