Arifi për Zybën e Mihajlin e VV-së: Qershia mbi tortë kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit - NACIONALE

Arifi për Zybën e Mihajlin e VV-së: Qershia mbi tortë kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i AAK-së, Avni Arifi, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba pasi sulmoi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Arifi ka thënë se Zyba e Dejona Mihali po sulmojnë vazhdimisht Haradinajn.

“Njëri në cilësin e çobanit ushtarak të kopesë së VV e tjetra si pasardhëse ideologjike e Dushan Mugoshës e Miladin Popoviqit” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij:

Çfarë katrahure politike në Kosovë. Salih Zyba e Dejona Mihali në mënyrë permanente sulmojnë Ramush Haradinajn.

Njëri në cilësin e çobanit ushtarak të kopesë së VV e tjetra si pasardhëse ideologjike e Dushan Mugoshës e Miladin Popoviqit

Çfarë ironie!! Çfarë kohe!!???

Qershia mbi tortë është kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit

I gëzohem ditës dhe ajo ditë nuk është aq larg kur këta njerëz të Kosovës që sot ju rrinë afër këtyre krijesave do të turpërohen nga emri i tyre

Lajme të ngjashme