Arifi: “Nusja e Preshevës” kurrë më Presidente, presidenti i ri duhet të vijë nga diaspora - NACIONALE

Arifi: “Nusja e Preshevës” kurrë më Presidente, presidenti i ri duhet të vijë nga diaspora

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vlerësuar se Vjosa Osmani më nuk duhet të jetë presidente e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se presidenti i ri i Kosovës duhet të jetë nga diaspora.

Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se Albin Kurti një gjë të tillë ia ka borxh diasporës.

“Nusja e Preshevës, Vjosa, kurrë më Presidente! Kësaj radhe duhet të bëhet Presidente një zonjë apo zotëri nga DIASPORA! Vjosa Osmani, si “nuse e Preshevës” që është, është marrë me gjithçka dhe me këdo, por kurrë me LUGINËN e Preshevës. Për të, pasuria personale apo ajo e dukshme në “top formë”, fëmijët që fotografohen në vende publike, apo lufta ndaj mediave, kanë qenë dhe janë më të rëndësishme sesa: 1. Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë; 2. Pasivizimi i shqiptarëve në Luginë; 3. Reciprociteti mes shqiptarëve në Luginë dhe serbëve në veri; 4. Qëndrimi i saj KUNDËR bashkimit të Luginës me Kosovën”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti në Kuvendin e Kosovës duhet të propozojë për president dikë nga diaspora.

“Tani duhet vetëm një Presidente/President nga DIASPORA. Albini i'a ka borxh këtë dhe duhet t’ia propozojë Parlamentit një person që vjen nga DIASPORA. Sa për ju, trushpërlat të VV-së: nuk bëhet fjalë për mua fare, nëse ju shkon “mendja”. Me mua bashkëpunim me Albin Kurtin, çetnikun rrencak, nuk ka kurrë!”, ka shkruar Arifi.

Lajme të ngjashme