Arifi: Kurti nuk kërkon koalicion, kërkon servis të plotësimit të dëshirave të tij - NACIONALE

Arifi: Kurti nuk kërkon koalicion, kërkon servis të plotësimit të dëshirave të tij

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-diplomati Avni Arifi ka reaguar pas deklarimeve të Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës, rreth çështjes së presidentit, ku e përuli peshën dhe rëndësinë politike të opozitës.

"Kosova nuk ka problem me zgjedhjen e presidentit, as me krijimin e institucioneve," shkruan Arifi.

Problemi, sipas tij, lidhet me "mënyrën se si lideri i partisë fituese e sheh demokracinë dhe sistemin qeverisës."

Arifi thotë se Kurti beson se partitë tjera "duhet të shndërrohen në servis të plotësimit të dëshirave të tij."

Kjo logjikë shtrihet edhe tek drejtësia, ku gjykatat "nuk duhet të guxojnë të hetojnë askënd nga VV."

"Ky është problem serioz i Kosovës dhe vështirë se do të zgjidhet me zgjedhje," përfundon Arifi.

Lajme të ngjashme