Arifi i kërkon Kurtit reciprocitet: Nxënësit në Luginë obligohen ta këndojnë himnin serb - NACIONALE

Arifi i kërkon Kurtit reciprocitet: Nxënësit në Luginë obligohen ta këndojnë himnin serb

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar përsëri që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aplikojë reciprocitetin edhe për çështje të tjera.

Arifi ka publikuar një fotografi duke vendosur stikersa në targat e veturës, ku ka thënë ky reciprocitet po zbatohet.

Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë "Bože Pravde"!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryeministrit Kurti ka folur për çështjen e intonimit të himnit kombëtarë të Serbisë, duke thënë se Serbia po bën ”zullum”.

Nuk bëhet fjalë për kurfar veprimi demokratik e human, sa më e dobët Serbia karshi Kosovës as më shumë po agresohet ajo”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme