Arifi i gjen defekt të madh ‘shpjegimit’ të Osmanit: Qe qysh më 2023, qe qysh tash, vlerësojeni vet - NACIONALE

Arifi i gjen defekt të madh ‘shpjegimit’ të Osmanit: Qe qysh më 2023, qe qysh tash, vlerësojeni vet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, i shtoi edhe më shumë konfuzionit të fjalëve të saj: në konferencë për media tash tha se nga informacionet e inteligjencës ajo vetë i ka njoftuar aleatët për lëvizje ushtarake serbe në kufi të Kosovës.

Avni Arifi, ish-diplomati i Kosovës, nxori një krahasim me fundin e shtatorit 2023, ku revista Time kishte nxjerrë informacione të dorës së parë nga Këshilli Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë se si Serbia po grumbullonte forca të mëdha ushtarake në kufi.

Postimi i Arifit:

Ky është artikulli që i referohej sot Presidentja për sulmin e planifikuar të Serbisë në Kosovë në shtator të vitit 2023. Dallimi në mes të tregimit të saj dhe TIME është se TIME thotë se Shtëpia e Bardhë është informuar nga shërbimi intelegjent i SHBA në Kosovë kurse Presidentja po thotë që me demek ajo i ka informu se ata nuk e kanë ditë.

Vlersoje vet

Lajme të ngjashme