Arifi: Ekipi Menaxhues nuk është dashur të shkarkohet
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, veprimin e Qeverisë për të shkarkuar Ekipin Menaxhues e ka vlerësuar si të gabueshëm.
Ai ka thënë se Qeveria është dashur vetëm ta hedh poshtë versionin e tij.
“Nuk u dashtë ekipi menaxhues me u shkarku. Statuti u dashtë vetëm me u hedh poshtë. Kurrë nuk mundet me dale një ujdi me Kushtetutën nëse pikë referimi është dokumenti i ekipit menaxhues”, ka thënë Arifi për Front Online.
Ai ka thënë se ekziston një konsensus politik në Kosovë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
“Ekziston një konsensus i heshtur i partive politike, të gjithave, prej Vetëvendojes, PDK, LDK dhe AAK për një Asocaicion që nuk ka komptenca ekzekutive, që nuk ka nivel të tretë të pushtetit dhe për këtë konsensus, ka ekzistuar edhe përkhraja e faktorit ndërkombëtar, BE e Amerikë të mos ketë Bosnje të dytë. Statuti të jetë në përputhje me Kosovën”, ka thënë Arifi.