Arifi e akuzon rëndë Kamberin: Ndoshta e ka siguruar mandatin për të mirën e Vuçiqit
Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të Shaip Kamberit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë.
Sipas Arifit, deputet nuk i sjell asgjë, duke shtuar se “deputet e ka siguruar mandatin ndoshta për të mirën” e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
“Ne kemi pasur parregullsi në disa vendvotime nga pikërisht lista e Kurtit, por ato nuk ndikojnë në rezultat, pasi janë kontestuar. Në këtë drejtim ne i urojmë Kamberit për një mandat të dytë të Vuçiqit. Ne vazhdojmë me luftën politike, ne nuk na sjell asgjë deputeti. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Ne e vazhdojmë atë punën që kemi filluar. Ne kemi axhendën tonë dhe vizionin tonë për këtë vend. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Kemi një bashkëpunim edhe me Tiranën, kemi projekte që po i realizojmë sëbashku. Nëpërmjet investimit në shëndetësi, ekonomi, etj, këto janë punët tona. Deputeti e ka siguruar mandatin ndoshta për të mirën e Vuçiçit, por neve nuk na intereson asgjë”, tha Arifi për Euronews.