Arifi: Çështja e presidentit po trajtohet sikur të ishte fjala për kode bërthamore - NACIONALE

Arifi: Çështja e presidentit po trajtohet sikur të ishte fjala për kode bërthamore

2 orë më parë

nga NACIONALE

Analisti Dritëro Arifi ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen diskutimet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke i cilësuar ato si të panevojshëm të fshehta.

I ftuar në emisionin “Info Magazine”, Arifi komentoi takimet e zhvilluara të enjten mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderëve të PDK-së e LDK-së, Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, duke vlerësuar se ato nuk prodhuan ndonjë rezultat konkret.

“Nuk tregoi asgjë hiç. Kjo është krejt problematika e lidershipit. Pra, ne po flasim për aktorët e njëjtë, standardet që janë vendosur janë të njëjta dhe rezultati do të jetë pak a shumë i njëjtë. Edhe nëse bëhet presidenti, nuk do të thotë asgjë, sepse ne po flasim për gjëra konkrete. Dje e kanë trajtuar çështjen e presidentit sikur të ishte fjala për kode apo sekrete bërthamore. Ju lutem, është qesharake, a po kuptoni? Domethënë, kjo është tallje me çdo gjë. Nuk është serioze, sepse emri i presidentit, pasi po vërehet që po flitet vetëm për atë çështje, emri i tij ose i saj do të duhej të ishte publik. Do të duhej të ishin tre-katër figura për të cilat mund të gjendet një konsensus. Nuk është fundi i botës”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme