Argjentina e mposht Anglinë, shkon në finalen e Botërorit - NACIONALE

Argjentina e mposht Anglinë, shkon në finalen e Botërorit

3 orë më parë

nga NACIONALE

Argjentina e ka mposhtur Anglinë me rezultat 2 me 1 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës në futboll, duke shkuar në finale, ku do të ndeshet me Spanjën, e cila një ditë më parë e eliminoi Francën.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon-it.

Megjithatë, argjentinasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin vetëm pesë minuta para fundit të kohës së rregullt, me golin e Enzo Fernandezit në minutën e 85-të.

Kur po mendohej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, në minutën e dytë të lojës shtesë, Lautaro Martinezi e shënoi golin e epërsisë për Argjentinën, duke ia siguruar finalen e dytë rresht, pas asaj të vitit 2022 në Katar, ku kishte dalë triumfuese.

Argjentina do të takohet në finale me Spanjën. Ndeshja e madhe zhvillohet të dielën në orën 21:00.

Lajme të ngjashme