Argëtuese: Hekuran Murati lajmërohet me “rritje ekonomike më të lartën në rajon, në tremujorin e dytë 2025”
Deputeti i Vetëvendosjes dhe juristi me hobi, Hekuran Murati, ka dalë me njoftim për “rritjen ekonomike më të lartën në rajon” – pa treguar se baza është më e ulëta – në tremujorin e dytë të vitit 2025.
“Shifrat dhe faktet demantojnë propagandën. Për tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia e Kosovës sipas ASK-së ka shënuar rritje prej 4.58%. Për të njëjtën periudhë, mesatarja e rritjes ekonomike në vendet e rajonit të ballkanit perëndimor ishte 3.13%”, shkroi Murati.
Kosova kaherë, me dekada, ka pasur mesataren më të madhe të rritjes ekonomike në rajon – mbi 5%. Por, kjo nuk përkthehet edhe në ekonomi më të madhe se vendet e rajonit, ku Kosova mbetet më e varfra, dhe vendi i dytë më i afërt në kontinentit evropian, pas Ukrainës.