Arestohen tre persona në Fushë Kosovë: Ishin përleshur mes vete - NACIONALE

Arestohen tre persona në Fushë Kosovë: Ishin përleshur mes vete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se ata ishin përleshur mes vete.

Njoftimi:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Kuzmin, Fushë Kosovë / 20.05.2024 – 20:25. Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme