Ardian Kastrati: Në postimet e Muratit për UÇK-në kam mendu që ka shkru Ivica Daçiq
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrari e ka rikthyer temën e postimeve të ministrit Hekuran Murati për UÇK-në.
Kastrati tha se fillimisht postimi i Muratit i është dukur sikur ta kishte shkruar Ivica Daçiqi, por më vonë e kishte parë që ishte ministri i Financave.
“E kemi obligim me i kontribu kujtesës çka ka ndodh në këtë shoqëri dhe me e stopu kujtesën e harresës të përbuzjes që ka bërë ky djaloshi me atë postim. Kur e kam parë atë postim kam menduar që është Ivica Daçiqi, por më vonë e kam pa që është Hekuran Murati. Ideja nuk është se kush e ka bërë, ideja është se gjuha është e njëjtë si e Ivica Daçiqit, por qëllimi dhe arsyeja janë të ndryshme”, tha ai.