Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së - NACIONALE

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo u bë me dije nga vetë ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së kësaj partie.

“I kemi edhe tre muaj e pak përpara. Të gjithë anëtarëve të Aleancës në mbarë Kosovën ua uroj hapjen e këtij procesi zgjedhor tejet të rëndësishëm. Në periudhën kur ka zgjedhje brenda partisë, konsiderojmë që dyert janë të hapura për anëtarë të rinj që duan t’i ndihmojnë Kosovës me një koncept të qartë për ta vendosur vendin në binarët e duhur. Për momentin, unë e kam shprehur vullnetin për kandidaturë, por gjatë këtyre tre muajve mund të ketë edhe kandidatura të reja. Aleanca është e hapur për anëtarë dhe anëtare, si dhe për çdo kontribut tjetër”tha ai.

Ndërkohë, kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se nuk do të kandidojë më.

Lajme të ngjashme