“Ardhja obligative”, drejtoria e Gjilanit i “detyron” mësueset të marrin pjesë në takim me ministren e Qeverisë Kurti
Dje në Prishtinë presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë hapur fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Ndërkohë, Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjilanit, Albana Demiri, i ka ftuar të gjitha mësimdhënëset të marrin pjesë në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore.
“Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj.
Në një foto të publikuar nga Insajderi shihet se në ftesën që bëri ajo shkruante që “Ardhja juaj është obligative”.
