“Arbitrazhi”; “Super struktura”; Tahiri tregon çështjet që duhet eleminuar nga drafti i Asociacionit - NACIONALE

“Arbitrazhi”; “Super struktura”; Tahiri tregon çështjet që duhet eleminuar nga drafti i Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

Në mbledhjen e Kryesisë së AAK-së, që është mbajtur dje dhe është diskutuar për këtë çështje, ai ka paraqitur vërejtjet e tij në një dokument 8 faqesh.

Në profilin e tij në “Facebook, Tahiri ka përmendur çështjet që duhet të eleminohen prej draftit nga Gjykata Kushtetuese.

“Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Në takim i paraqita komentet e mia në një dokument 8 faqësh, duke theksuar se ky Statut ka disa probleme serioze të cilat duhet të adresohen në Gjykatën Kushtetuese. Neni 42, Komisioni i Arbitrazhit është i papranueshëm, arsimi dhe shëndetësia si dhe çështjet sociale duhet të rihartohen/përmirësohen nga Gjykata Kushtetuese dhe 'Super struktura' të dobësohet, sepse ashtu siç është tani, kjo strukturë organizative është shumë e fuqishme. Në fakt kjo strukturë me këto organe nuk i ngjan Statutit të Asociacionit të Komunave të Kosovës e as modeleve evropiane të Aspciacioneve”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe problemet tjera.

“Në një pjesë të konsiderueshme të këtij dokumenti, gjuha është politike me dykuptimësi dhe mundësi interpretimi të dyfishtë nga palët. Në vlerësimin tim, ky është një statut që në mënyrë të sofistikuar ka inkorporuar kompetenca tepër përmbajtësore. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta bënë punën e vet”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme