Arbërie Nagavci: Nuk ka unitet që Vjosa Osmani të jetë kandidate konsensuale për presidente - NACIONALE

Arbërie Nagavci: Nuk ka unitet që Vjosa Osmani të jetë kandidate konsensuale për presidente

5 orë më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për presidente të vendit.

Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci ka thënë se ka kandidatë konsensualë për këtë pozitë.

“Është e qartë se çka nënkupton për një kandidat, kandidate konsensuale. Pra është diçka që duhet të jetë një person që nuk vjen nga skena aktuale politike. Ndërkohë, ne kemi rezultatin e zgjedhjeve të qershorit qytetarët e thanë fjalën e tyre për të gjithë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje. Dhe unë mendoj se është mirë që të respektohet edhe vullneti i qytetarëve krahas përgjegjësive që neve na kanë besuar në zgjedhjet e fundit. Por, njëkohësisht konsideroj që zhvillimet e fundit që kanë ndodhur janë tregues që nuk ka një unitet në raport me kandidatin apo kandidaten konsensuale, në këtë rast me zonjën Osmani. Kështu që konsideroj se ka akoma kohë edhe vend për diskutime në mënyrë që vendi t’i ofrohet një president, presidente konsensuale e krahas kohës edhe mundësisë unë jam e bindur se Kosova ka kandidatë të cilët do të ishin të denjë për këtë pozitë të rëndësishme institucionale”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme