Arben Ahmeti: Hashim Thaçi nuk është kriminel lufte
Arben Ahmeti, gazetar dhe drejtor i Kanal 10, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar figurën e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, i cili po vazhdon të gjykohet në Gjykatën Speciale.
Sipas Ahmetit, Thaçi nuk është kriminel lufte.
Në shkrimin e tij, Ahmeti ka vlerësuar se procesi me të cilin po përballen Thaçi dhe të tjerët në Hagë, është i padrejtë.
“Hashim Thaci nuk eshte kriminel lufte. Perkundrazi ajo periudhe e angazhimit te tij eshte aq glorifikuese sa nuk ka njeri qe nuk e lakmon edhe si lavdi personale.” – shkroi ai.