Arben Ahmeti e lavdon Rugovën, Krenar Shala: “A bërrllog e paske bo me qet status!” - NACIONALE

Arben Ahmeti e lavdon Rugovën, Krenar Shala: “A bërrllog e paske bo me qet status!”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, analist dhe moderatori Arben Ahmeti ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fotografinë Ibrahim Rugovës, e cila u pa në prapavijë të fotografisë së Volodymyr Zelenskyt në Parlamentin Evropian.

Z. Ahmeti i thuri lavde figurës së Rugovës, duke e kritikuar Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, ndonëse nuk e përmendi me emër.

“Sot ne Kuvendin e Republikes, perfaqesuesi Amerikan ne Ballkan Gabriel Escobar u shpalle armik i Kosoves, ndaj te cilit duhet te rezistojne te gjithe. Pas asaj per Grenell, kjo shenon fushaten e dyte serioze te politikaneve kosovare (Qeverive Kurti), kunder diplomateve amerikan. Foto na e rikujton se jemi larg prej vlerave te beses, falenderimit dhe respektit ndaj miqve.” – shkroi ai.

Por me këtë status nuk është pajtuar z. Krenar Shala, analist në Kanal 10 i njohur për qëndrimet e tij pro pushtetit. Z. Shala e shfrytëzoi seksionin e komenteve, për t’i treguar z. Ahmetit mospajtimin e tij me statusin.

"A bërrllog e paske bo me qet status!” – ishte komenti i shkurtër i z. Shalës.

Lajme të ngjashme