‘Apetiti’ me mish: Prokuroria nis lëvizjet e para - NACIONALE

‘Apetiti’ me mish: Prokuroria nis lëvizjet e para

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimeve për rastin e mishit nga kompania ‘Apetit shpk’, Prokruria Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar fillimin e hetimeve.

Raportimet rreth dyshimeve për rastin e mishit nga kompania ‘Apetit’ e cila u tha se mishin e Brazilit e ka shitur për mish të Kosovës, kanë ngjallur shumë reagime në opinionin publik gjatë 24 orëve të fundit.

Së fundmi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije fillimin e hetimeve ndaj kompanisë.

RTKe ka pyetur Prokurorinë, e cila i përgjigjet kështu:

“Prokuroria Themelore sipas detyrës zyrtare ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”.

Lajme të ngjashme