Apeli vërteton pafajësinë e ish-drejtuesëve të PTK-së, Agron Mustafa, Ejup Qerimi e Rexhë Gjonbalaj
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për aktgjykimin i cili me 21 shtator të 2021-ës, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish drejtesëve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Agron Mustafa, Rexhë Gjonbalaj e Ejup Qerimi, të akuzuar për korrupsion. Raporton Betimi për Drejtësi.
Ky rast ka qenë i shenjestruar për liberalizim të vizave dhe ndryshe njihet si rasti “Posta”.
Sipas aktakuzës, së ndryshuar në maj të 2021-ës, Ejup Qerimi akuzohej se nga shkurti 2012 e deri në tetor 2014, nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare në cilësinë e kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, me qëllim që t’i shkaktoj dëm PTK-së duke mos e zbatuat kontratën e lidhur me Z-Mobile të datës 16 janar 2009.
Për shkak të kësaj, sipas PSRK-së kishte ardhur deri tek vonesa në lifterimin e sim-kartelave, duke mos e furnizuar operatorin “Dardafon.net L.L.C”, (Z-Mobile) me bllokun e numeracionit, edhe pse nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ishte marrë vendim për rezervimin e serisë se numeracionit 045 për përdorim nga Z-Mobile.
Mirëpo sipas PSRK-së, Qerimi me dashje dhe duke qenë në dijeni kishte refuzuar që t’i zbatojë këto vendime të plotfuqishme, ku si rezultat i kësaj procedura ishte zhvilluar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila gjykatë e kishte vlerësuar përgjegjës PTK-në.
ër këtë, thuhej se Telekomi i Kosovës ishte detyruar që Z-Mobile t’ia paguajë shumë 32 milionë e 856 mijë e 407 euro e 28 centë, pa i llogaritur shpenzimet e krijuara lidhur me procedurat gjyqësore.
Edhe Agron Mustafa sipas aktakuzës së ndryshuar, nga 23 shkurti 2015, në pozitën e kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, deri në fillim 2018, thuhej se nuk e kishte zbatuar vendimin e ARKEP-it për rezervimin e serisë së numeracionit 045 për Z-Mobile dhe nuk e kishte parandaluar inicimin e procedurën pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Ndërsa Rexhë Gjonbalaj sipas kësaj aktakuze, nga 16 janari 2009, thuhej se nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare të kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, nuk kishte marrë asnjë vendim për përmbushjen e obligimeve sipas vendimit të ARKEP-it edhe pse nga përfaqësuesit e Z-Mobile dhe nga drejtorit menaxhues Milot Gjikolli, i ishte tërhequr vërejtja se nëse përmbushen obligimet e dëmtuara çështjen do ta dërgoj në Arbitrazh. Betimi Për Drejtësi.