Apeli rrëzon edhe një kërkesë tjetër të Berishës për liri
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës “Arrest në Shtëpi”.
Sipas “TCH”, SPAK ka paraqitur rezultatet e hetimeve të reja që janë kryer gjatë këtyre muajve.
Berisha dhe Malltezi hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion gjatë procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Sipas tyre, i gjithë hetimi është politikë dhe se gjithçka në procedurë ka qenë e rregullt dhe ligjore.