Apeli ktheu në rigjykim çështjen e Marigona Osmanit, protestohet para Pallatit të Drejtësisë
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot ka protestuar para Pallatit të Drejtësisë.
Kjo protestë është organizuar për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili e kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.
Pankartat që mbaheshin në duar nga protestuesit ishin një kritikë e ashpër për gjykata në Kosovë.
“Ne nuk harrojmë”, “Poshtë gjykatat patriarkale”, “Femicidin ta ndëshkojmë, jo ta rigjykojmë”, “Siguri dhe drejtësi për gratë” kanë qenë disa pankartat që mbanin protestuesit.

