Apeli e lë në fuqi aktakuzën e Nagip Krasniqit për dallaveret në KEK - NACIONALE

Apeli e lë në fuqi aktakuzën e Nagip Krasniqit për dallaveret në KEK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit për dallaveret në KEK, është konfirmuar përfundimisht.

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më 8 tetor 2024, Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Vendimi i Apelit konfirmon aktvendimin e Themelores të datës 5 dhjetor 2024, me të cilin ishte refuzuar kërkesa për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimi i provave nga mbrojtja e Krasniqit. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, sipas nenit 414, paragrafi 2, lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme