Anulohet për media ceremonia e diplomimit të deminierëve të kontingjentit ukrainas
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar për anulimin e aktivitetit të ‘Ceremonisë së diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’.
Sipas njoftimit, aktiviteti është anuluar për shkak të natyrës së sigurisë dhe nuk do të ketë prani të mediave.
“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e ‘Ceremonisë së diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’ në kazermën e FSK-së ‘Lidhja e Prizrenit’, për ditën e sotme, për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim.