Anton Quni s'e përjashton mundësinë e përsëritjes së një sulmi si në Banjskë - NACIONALE

Anton Quni s'e përjashton mundësinë e përsëritjes së një sulmi si në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, nuk e përjashton që një sulm si ai paraushtarak dhe terrorist i Banjskës edhe mund të përsëritet.

Në një intervistë për Kosovapress, Quni vlerëson se për sa kohë kontestet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të pazgjidhura edhe rreziku për tensionet ndëretnike dhe përshkallëzimin në terren mbetet i mundshëm.

“Ai thotë se Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve”, siç e citoi KP.

Sipas tij, pas rishikimit të strategjisë së sigurisë dhe përcjelljen e trendeve të vendeve perëndimore, është ardhur në përfundim se të rinjtë e Kosovës duhet të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme