Anton Quni: LDK në Kosovë do të kthehet në vend të parë - NACIONALE

Anton Quni: LDK në Kosovë do të kthehet në vend të parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që LDK të kthehet në vend të parë.

Quni përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është duke qëndruar në Gjermani ku ka takuar bashkatdhetarët të nëndegës së LDK-së në Niedersachsen.

Është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që, LDK; e para e Republikës të kthehet në vend të parë. Kjo i duhet Kosovës. Dhe këtë bashkë do ta arrijmë. Rrugëtimi i përbashkët me bashkatdhetarë është objektiv i dy njerëzve më të çmuar të LDK-së: të parit tonë historik, Presidentit Rugova, si dhe të parit tonë sot, kryetarit të rikthimit, Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Quni.

Lajme të ngjashme